Gjilan

Kryetari Alban Hyseni dhe drejtoresha e  Arsimit, Albana Demiri  ngushëllojnë familjen e mësueses Shqipe Zeka

Me pikëllim mora lajmin e trishtë,  për ndarjen nga jeta, të mësueses Shqipe Zeka.

Mësuesja Shqipe ishte e angazhuar për shumë vite në shkollën Selami Hallaqi, ku dha kontribut të çmuar me angazhimin e saj të palodhshëm për qytetin dhe nxënësit tanë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së mësueses Shqipe Zeka kolegëve dhe gjeneratave të shumta të të ndjerës. Bashkëndjejmë me ju në këto ditë të vështira.

Shpirti i saj u prehtë në paqe.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësueses Shqipe Zeka.

Me mësuesen Shqipe u njohëm gjatë viteve 2016-2018, në shkollën Selami Hallaçi, një mësuese e dashur me fëmijët e cila me punën e saj të parreshtur mbetej motiv për gjeneratat e reja.

Mësuesja Shqipe do të mbetesh modeli më i mirë për të gjithë ne.

Shpirti yt u prehtë në paqen e pasosur!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, nxënësve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Albana Demiri, drejtoreshë e DKA-së në Gjilan

You Might Also Like