Gjilan, 24.02.2021 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi gjatë ditës së mërkurë, ka pritur në takim Burim Blakaj, UD. Zyrtar i Lartë Ligjor dhe Shpetim Halilaj, Zyrtar Ligjor – Sektori për Ligj dhe Drejtësi, në kuadër OSCE-së, me të cilët kanë biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve.
Gjatë takimit është biseduar, arsyetimi i aktgjykimeve me referencë në rastet e Gjykatës së Strasburgut, dispozitat e Kodit Penal, si dhe zbatimi i Konventës së Stambollit që kanë të bëjnë me rastet e dhunës në familje dhe pikë e fundit e diskutimi ka qenë shqyrtimi fillestar dhe kualiteti i aktakuzave.
Një temë tjetër që është diskutuar, ka qenë edhe problemet me të cilat ballafaqohet Gjykata, siç është mungesa e zyrtarëve ligjor dhe përkthyesve zyrtarë, të cilat vende nuk janë plotësuar.
OSCE, pritet që gjatë këtij viti të organizoj tre workshope me gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Gjilanit.