Faleminderit, faleminderit, faleminderit!
Qytetarë të nderuar të Komunës së Vitisë!
Pas dy rretheve të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës, ju më dhatë besimin dhe bekimin për të udhëhequr edhe për katër vitet e ardhshme.
Ky është detyrim dhe përgjegjësi për mua dhe bashkëpunëtorët e mi, me të cilët do të vazhdojë të punojë me seriozitet e përkushtim akoma më të madh, për të mirën e përgjithshme publike.
Do të jemi pranë problemeve dhe kërkesave tuaja dhe do t’i përfundojmë të gjitha projeksionet e parapara për këtë mandat të tretë.
Faleminderit qytetarë të nderuar të Komunës së Vitisë, faleminderit mërgimtarë vitias për mbështetjen!
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Vitisë,
Sokol Haliti
Aziz Zuka