Viti

Kryetari Haliti priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit “Mileniumi i Kosovës”, Petrit Selimi

Nt/ Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të kësaj komune me këtë Fondacion kryesisht rreth përfitimeve të mundshme nga mbështetja qe ky program ofron në përmirësimin e efiçiences energjetike.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti , ka pritur sot në një takim Petrit Selimin – drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të kësaj komune me këtë Fondacion kryesisht rreth përfitimeve të mundshme nga mbështetja qe ky program ofron në përmirësimin e efiçiences energjetike. z. Selimi bëri me dije se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entitet implementues i Programit Threshold në mes te Qeverise se Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, që është agjenci e pavarur e SHBA-ve për mbështetje në luftën kundër varfërisë globale.

Ndër tjerash u bë me dije se programi Threshold në Kosovë synon të trajtoj pengesat në zhvillimin ekonomik, ku

furnizimi i sigurt me energji elektrike është identifikuar si një nder pengesat kryesore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë është e gatshme të bashkëpunoj me çdo institucion serioz për të zgjidhur problemet të cilat kanë qytetarët e saj.

“Komuna jonë është e gatshme të bashkëpunoj me juve por edhe me çdo institucion tjetër për të zgjidhur problemet me të cilën ballafaqohen qytetarët tanë. Besoj se Komuna jonë do të bashkëpunoj me Fondacionin Mileniumi i Kosovës në fushat në të cilat do të pajtohemi. Kuptohet se ruajta e mjedisit ka një prioritet tek madh për komunën e Vitisë ”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti.

Ndërkaq përfaqësuesit e këtij Fondacioni potencuan se me këtë projekt po ashtu parashihet që përmes aktiviteteve pilotuese që mbështet rritjen e efiçiences energjetike

në ndërtesat e banimit, si dhe kalimin në ngrohje që nuk bazohet në energji elektrike. Gjithashtu parashihet edhe mbështetja e zhvillimit te sektorit privat qe ofron shërbime në fushën e efiçiences energjetike, duke përfshirë edhe avancimin e pozitës se grave dhe kategorive të cenueshme sociale.Aziz Zuka

You Might Also Like