Gjilan

Kryetari Hyseni: Gjatë qeverisjes tonë, janë lëshuar leje ndërtimi 155% më shumë sesa asaj të kaluarës

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit po vazhdon me trajtimin efikas lëndëve.
Gjatë tre vjetëve të fundit, pos që janë trajtuar lëndë më shumë, ka edhe rritje të lëshimit të lejeve e të sipërfaqes ndërtimore dhe të mjeteve financiare të inkasuara, krahasuar me periudhën e mëparshme të qeverisjes paraprake.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon lidhur me performancën e Drejtorisë për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas parametrave më të rëndësishëm, në mes të qeverisjes së kaluar dhe aktuales.
Sipas tij, më 2019 nga qeverisja e kaluar janë trajtuar 894 lëndë. Më 2020 448 dhe në vitin 2021 janë trajtuar 456 lëndë.
“Ndërsa më 2022 kemi trajtuar 923 lëndë. Më 2023 1544 dhe më 2024 kemi trajtuar 1222 lëndë”, tha Hyseni.
I pari i komunës tregon se nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë trajtuar 1779 lëndë më shumë, apo 199% sesa gjatë qeverisjes së kaluar.
Më tej ai tregon se gjatë qeverisjes së kaluar në vitin 2019 janë lëshuar leje ndërtimi, për sipërfaqe ndërtimore 138,870 m2, më 2020 100,313 m2 dhe në vitin 2021 janë lëshuar leje ndërtimi për 100,234 m2.
Kryetari, tha se në vitin 2022 kanë lëshuar leje ndërtimi për sipërfaqe ndërtimore 87,776 m2. Më 2023 2 251,425 m2 dhe në vitin 2024 kanë lëshuar leje ndërtimi për sipërfaqe ndërtimore 186,072 m2.
“Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes tonë, për të njëjtin interval kohor raportues, janë lëshuar leje ndërtimi, për sipërfaqe ndërtimore, 185,856 m2 më shumë, apo 155% sesa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha Alban Hyseni.
Kreu i Gjilanit, tregoi se në vitin 2019 ishin inkasuar 834,353 euro, më 2020 619,446 euro dhe më 2021 670,669 euro. Ndërkaq, në këtë qeverisje më 2022 janë inkasuar 543,218 euro, më 2023 1,803,539 euro dhe më 2024 janë mbledhur 961,494 euro.
“Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë inkasuar mjete financiare në vlerë 1,183,783 euro më shumë, apo 156% sesa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha Hyseni.
I pari i komunës tregoi se është interesante të potencohet fakti se vetëm gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, periudhë kjo e tranzicionit të pushtetit nga qeverisja e kaluar në qeverisjen aktuale, nga DUPMM janë lëshuar leje ndërtimore për sipërfaqe të ndërtimit 176,899 m2, që është për 76,665 m2 më shumë se për 10 muajt paraprak të vitit 2021, apo 176%.
Kryetari Hyseni, tregoi se janë inkasuar mjete financiare në vlerë 882,331 euro, që është për 211,662 euro, më shumë se për 10 muajt paraprak të vitit 2021, apo 132%.

You Might Also Like