Gjilan

Kryetari Hyseni: Po zgjidhet edhe problemi i kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka kërkuar nga Kuvendi Komunal, të thërras seancë urgjente me vetëm një pikë të rendit atë për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për periudhën prej 30 vjetëve për Universitetin “Kadri Zeka”.

I pari i Gjilanit, tregon se të premten, më datën 7 mars, duke filluar nga ora 10:00, kanë ftuar seancën urgjente për të votuar dhënien në shfrytëzim të pronës publike për Universitetin publik “Kadri Zeka”.

“Në këtë pikë, jemi së bashku me të gjithë përfaqësuesit politikë në Gjilan. Po hapet rruga për investime në Universitetin e Gjilanit”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like