Gjilan, 1 mars 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të Odës Ekonomike të Arabisë Saudite.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Para ndërmarrësve të pranishëm prezentuam mundësitë dhe potencialin për investime në qytetin e Gjilanit. Presim bashkëpunim të ngushtë për investime të reja!”, ka thënë kryetari Hyseni.