Gjilan, 22 janar 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të prezantimit të projekteve me moton “7 javë, 7 projekte”, ka publikuar projektin e radhës të zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, e cila kap koston e 2.4 milionë eurove.
“Tashmë e kontraktuar. Punimet do të rifillojnë sapo të krijohen kushtet atmosferike. Njëra nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për hyrje-dalje nga Gjilani.
– Rrugë katër korsi;
– Trotuar në dy anët e rrugës;
– Shteg për biçikleta;
– Infrastrukturë nëntokësore (përfshirë edhe zhvendosjen e kabllove elektrike në kanale nëntokësore).
Bashkë me Kryeministrin Kurti me 1 dhjetor 2023, kemi vënë gurthemelin e këtij projekti. Punimet pritet të përfundohen brenda vitit 2024!”, ka theksuar kreu i Gjilanit.
Për më shumë, më poshtë e keni linkun:
https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/1410466933230803