Gjilan

Kryetari Hyseni: Qëllimi i panairit E JONA është heqja e barrierave, shembja e kufijve e bashkimi në diskutime

Gjilan, 29 korrik 2022 –  Në kuadër të panairit dhe festivalit E JONA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka bërë bashkë kryetarët e Komunave të regjionit e përfaqësues të bizneseve në dy panele të diskutimit “Potenciali dhe mundësitë e investimeve në komunën tonë” dhe “Përvoja e të bërit biznes dhe rëndësia e përkrahjes nga qeverisja lokale”.

Në këto panele kanë marrë pjesë kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, rektori i universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, drejtori i Institutit për Studime Urbane në Kolegjin UBT, Shqiprim Ahmeti, Naim Ismaili, përfaqësues i kompanisë PO FIX nga Tetova, Ibrahim Krivaqa nga kompania Albimi, Ibrahim Krivaqa nga kompania Albimi, sikurse edhe përfaqësuesi të ArKatana e ABC Dizajn.

Kryetari Hyseni ka falënderuar kryetarët e këtyre komunave dhe përfaqësuesit e bizneseve për prezencën, duke thënë se qëllimi i panairit E JONA ka qenë për heqjen e barrierave dhe pengesave mes nesh, shembja e kufijve e bashkimi në diskutime.

“Panairi E JONA e ka pasur këtë qëllim – heqjen e barrierave dhe e pengesave mes nesh, shembjen e kufijve e bashkimin në diskutime të përbashkëta. Po ashtu, qëllimi që ky panair të bëhet këtu ka qenë për shkak se është vendi përreth të cilit bashkëjetojnë shqiptarët përreth kufijve. Gjilanit në këtë vit i janë shtuar 261 biznese të reja, që tregon një shenjë të mirë për aktivitet ekonomik”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkohë, në ditën e tretë që shënon edhe përmbylljen e Panairit mbarëkombëtar E JONA është paraparë të bëhet shpërndarja e certifikatave për ekspozuesit nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni (13:00), për t’u përmbyllur me festën në sheshin “Idriz Seferi” me koncertin final ku do të performojnë këto rock bende: AVI “Zenel Hajdini”, Eufonia, Dardanet, Rinia, Magjistaret, Dellorien, Premiera, Albina`s Band dhe Zani band.

You Might Also Like