Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim një grup gastronomesh të cilët mendojnë se nuk po trajtohen njësoj me komunat tjera

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim një grup gastronomesh të cilët mendojnë se nuk po trajtohen njësoj me komunat tjera

Gjilan, 14 janar / Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në takim një grup gastronomesh të qytetit, për t`i dëgjuar vështirësitë që ata kanë për punë në kushtet e pandemisë, shkaku i kufizimeve të orarit dhe përdorimit të hapësirës.

Sipas tyre, ka dallime nëpër komuna sa i përket zbatimit të masave anti-Covid dhe sidomos ndaj lokaleve të cilat operojnë në lagjen Dardania të këtij qyteti, që janë shënjestër e inspekcionit dhe policisë.

Përndryshe, gastronomet thanë se nuk janë për t`i shkelur masat, por duan trajtim të barabartë me të tjerët, pasi që janë duke punuar vetëm sa për mbijetesë.

Njëherësh, ata kërkuan nga kryetari i Komunës që të shikojë mundësitë për ndonjë ndihmë financiare për gastronominë, pasi që kjo gjendje e ka goditur fort këtë sektor.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi i ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e gastronomeve, ka thënë se do të bëjë gjithçka që është brenda kompetencave të tij që të kërkojë trajtim të barabartë për të gjithë gastronomet.

‘Unë nuk mund të hyjë në kompetencat e institucioneve të tjera, por si ndërmjetësues do të angazhohem për të përçuar te përgjegjësit ankesat tuaja’, ka thënë kryetari Hyseni, ndërkohë që i siguroi gastronomet se për këtë çështje do t`i takojë komandantin e policisë si dhe përgjegjësin e inspekcionit.

Përndryshe, ai i rikujtoi gastronomet se numri i të infektuarve është rritur ditëve të fundit dhe se masat ekzistuese anti-Covid duhet të respektohen.

You Might Also Like