LAJME

Kryetari i Gjilanit i shkruan ministrit Krasniqi, i kërkon shpërbërjen e Asamblesë Komunale

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, i ka shkruar një letër Ministrisë së Pushtetit Lokal, në të cilën nga ministri Krasniqi ka kërkuar që të shpërbëjë Asamblenë Komunale të Gjilanit, për siç është mos përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore.

Ja letra e plotë drejtuar ministrisë:

“I nderuar Ministër,

Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit.

Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal.“

You Might Also Like