Viti

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti  në debatin e parë me qytetarët:  “Rritja e cilësisë së shërbimeve komunale  dhe krijimi i kushteve për investime prioritet i komunës”

 

 

Kryetari Haliti mbajti debatin e parë publik me qytetarë, foli mbi përkushtimin e komunës për rritjen e cilësisë së të gjitha shërbimeve komunale. Sot është mbajtur debati i parë i rregullt, nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për vitin 2022, konkretisht për periudhën janar – qershor.

Gjatë këtij takimi i pari i komunës, ka prezantuar një informatë për punën në gjashtë mujorin e parë të këtij viti dhe ka përmendur edhe disa nga planet e komunës për të ardhmen. Gjithashtu, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri, ka prezantuar Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB), 2023-2025

. Në fund të këtij takimi kryetari Haliti, i’u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka folur për përkushtimin e qeverisë komunale për të mirën e qytetarëve.

“Qeveria komunale, ishte e përkushtuar të ofroj një jetë sa më të mirë për qytetarët e komunës sonë, të ofroj shërbime më cilësore publike, të rris kualitetin e arsimit, të ofroj shërbime më të mira mjekësore, të ndikoj në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve tanë përmes investimeve direkte në bujqësi dhe përmes krijimit të një ambienti më të mirë për zhvillim ekonomik, të krijoj një ambient më të pastër për jetesës, përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së hapësirave të gjelbëra në të gjithë territorin e komunës”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se, e gjithë kjo punë dhe angazhim është bërë përmes një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët, grupe të interesit dhe kategori të ndryshme.

Ai, gjithashtu ka paraqitur aktivitetet e të gjitha drejtorive komunale, gjatë këtij gjashtë mujori si dhe angazhimin e përkushtuar për rritjen e cilësisë së të gjitha shërbimeve komunale. “Gjatë kësaj periudhe, është bërë punë e konsiderueshme në të gjithë sektorët, me një qëllim të vetëm që të jemi në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që të kenë një jetë sa më cilësore”, u shpreh Haliti.

Ndërsa më pas Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka prezantuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB), 2023-2025. Ai i ka njoftuar të pranishmit se kjo drejtori në bashkëpunim me mekanizmat e tjerë do të mbajë edhe diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin në vijim, konkretisht për hartimin e listës së investimeve kapitale, duke ju bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e procesit të vendimmarrjes. Në fund të këtij takimi kryetari Haliti ju është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve. Aziz Zuka

 

You Might Also Like