Gjilan, 14 qershor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe të gjithë qytetarët e besimit islam të Gjilanit kudo që jetojnë me rastin e festës së madhe myslimane.
Në urimin e tij thuhet:
“Uroj që kjo festë në përfundim të Ramazanit, agjërimit dhe sakrificës në emër të Zotit dhe me përkushtim të shërbej për të ndihmuar çdo familje në Gjilan. Solidariteti çoftë në çdo vend te të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë të tjerët, ata që nuk kanë mundësi dhe ata që janë në gjendje të rëndë e që u duhet ndihma e të tjerëve sot.
Misioni i vetëm i këtij muaji të shenjtë dhe i festës së Fitër Bajramit, është solidariteti i plotë përmes urisë, përmes këtij përkushtimi dhe përmes ndarjes së të mirave të sofrës me të tjerët.
Uroj që çdo familje të ketë gëzim, begati, dashuri dhe të mira në jetë. Gëzuar Fitër Bajrami për të gjithë”, ka thënë në urimin e tij kryetari, Lutfi Haziri.