OPINION

Ku mbeti nisma që fëmijët e kategorisë së rasteve sociale të dërgohen në çerdhet private

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni

Në vitet 2014/15, një koalicion qeveritar për mbrojtjen e fëmijëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me përfaqësues të Komisioneve Parlamentare, më përfaqësues të Qendrave Sociale në nivel vendi, me zyrtarë për barazi gjinore, me përfaqësues të OJQ-ve të huaja dhe vendore, kanë bërë përpjekje që të hartojnë një draft, që do të shndërrohej në Ligjin për të Drejtat e Fëmijëve, për të parën herë në Kosovë. Pjesë e këtij grupi kam qenë edhe unë. Pavarësisht takimeve të shumta punuese, dëshirës së madhe që kjo të realizohej, punës së palodhshme të krejt këtyre përfaqësuesve që kjo nismë të qohej deri në fund, ne akoma as sot nuk kemi një Ligj për të Drejtat e Fëmijëve. Thirremi në Ligjin për Familjen si dhe në Konventa Ndërkombëtare.

Në seancën e 8-të, të Kuvendit Komunal, që u mbajt më 26 korrik 2018, u diskutua edhe për Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Fëmijëve (2018/21), e cila u hodh më pas në votim nga kryesuesja, me propozimin që fëmijët të marrin asistencë sociale, të ofrohet mundësia e edukimit pa pagesë në institucione parashkollore, që më vonë na doli të kish qenë “iniciative” individuale e një anëtare të Kuvendit, gjë për të cilën kam kuptuar që janë befasuar edhe vet anëtarët e Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport. Kjo strategji, kaloi me 29 vota për dhe 1 abstenim. Më vonë, kam parë që në rrjete sociale të një anëtare të Kuvendit (Festa Shabani), kanë qarkulluar urime për “iniciativën”, ndërkohë që kësaj të fundit, i ka interesuar vetëm t’i mbajë të informuar ndjekësit e vet me atë që “paramendojeni, një nënë e re nuk e ka votuar këtë iniciative”. SEANCAT JANË LIVE. Çdokush mundet me na pa e përcjellë lidhur me secilin qëndrim tonin. Edhe tash nëse hyni ne faqe te komunës dhe kërkoni te ndiqni seancën e korrikut, e gjeni pa problem. Sepse ato nuk janë te fshehta, çka nënkupton qe te gjitha qëndrimet tona janë publike. Prandaj, publike ka qenë edhe abstenimi im, me arsye mjaft te qarta dhe konkrete. Unë parimisht jam për, por kam abstenuar, sepse strategjia nuk ka qenë e kompletuar, ka pasur mangësi dhe nevojë për tu punuar më shumë në të, për tu plotësuar, ndërkohë që nga dy anëtarë të komitetit është thënë që zyrtarja për të drejtat e fëmijëve nuk ka qenë prezent në hartimin e strategjisë. Arsye tjetër ka qenë se na u kërkua ta votonim parimisht, e me pas te punohet aty ku ka nevoje për ndërhyrje, shprehi kjo për të cilën e kam thënë disa herë që nuk jam për. Kam abstenuar më së shumti, sepse kjo “iniciative”, nuk është bërë për ti shërbyer fëmijëve, për ti ofruar qasje atyre, por është bërë për të përfituar pikë, një person i caktuar. Madje si nënë vet që jam, jam ndjerë jashtëzakonisht keq, kur kam dëgjuar të përdoret termi “ për fëmijët që nuk kanë as një bukë goje”. A e paramendoni si mund te jetë ndjerë një nënë që jeton dhe rritë fëmijët e saj në kushte të rënda sociale? Sepse instinkti i të qenit i ndjeshëm ndaj këtyre çështjeve, nuk i ndodhë vetëm një nëne, por në kushte normale, do të duhej ti ndodhte çdo kujt që e konsideron veten human dhe tregon kujdes ndaj rasteve të tilla. Prandaj edhe kërkesa ime ka qenë që mos të shfrytëzohen këto raste, për përfitime personale. Çka ndodhë tash? Sot, bëhen 2 muaj e dy dite që kur u miratua kjo iniciativë. Te mërkurën, unë kam vizituar pesë institucione private të edukimit parashkollorë, që funksionojnë me licencë në qytetin tonë : “Anisa”, “Qiriazi”, “Nushet”, “Hello” dhe “Fjolla”. Asnjërën nga këto kopshte nuk e ka vizituar asnjëherë askush nga anëtarët e Kuvendit Komunal, nuk ka biseduar askush me ta dhe aq më pak nuk ka ardhur asnjë kërkesë për akomodimin e ndonjë fëmije me rast social, brenda ambienteve të tyre. Ndërkohë që, Ligji nr.02/L-52, Ligji për Edukimin Parashkollorë, neni 24 pika 2, thotë që prindërit që marrin ndihmë sociale, do të jenë të liruar nga tarifat. Ndërkohë, që sipas konfirmimit të drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, fëmijët e rasteve sociale, nënave vetushqyese dhe veteraneve të luftës, vijojnë çerdhet publike, pa pagesë. Këtë madje e konfirmoi edhe Drejtori i Shëndetësisë zotëri Selami Xhemajli, gjatë seancës se korrikut, i cili po ashtu tha se me të asnjë anëtarë i Kuvendit nuk ka pasur takim sa i përket kësaj çështje, njëjtë siç më ka konfirmuar edhe asistentja e Qendrës për Punë Sociale, që askush nga anëtarët e Kuvendit nuk ka ardhur për tu interesuar për këtë çështje, njëjtë siç edhe ma kanë konfirmuar edukatoret e çerdheve private. Pra, sot bëhen dy muaj e dy dite që kur u miratua kjo “iniciative” dhe akoma asnjë fëmijë i kategorisë së rasteve sociale, nuk është dërguar në çerdhet private, siç është pretenduar se do të ndodhë. Në Gjilan ka një numër të konsiderueshëm të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe nëse ky do të kishte qenë qëllimi, unë jam më se e sigurt se nëse jo më shumë, një fëmijë të vetëm, përgjatë këtyre tre muajve do ta kishit gjetur. Prandaj, qytetarë të nderuar, unë kam abstenuar lidhur me këtë iniciative, sepse e kam dite që do të ndodhë kjo. Sepse kam qenë më se e sigurt, që e gjitha ka qenë arsye për interesa personale politike dhe se viktima edhe njëherë ka qenë qytetari, që për fat rastisë të jetojë në kushte të rënda dhe të shpresojë në iniciativa të personave egoist, që mendojnë të përfitojnë në kurriz të tjerëve. E gjatë seancës, kjo asambliste filloi të flas për iniciativat e veta tjera bamirëse, çka nuk u ndërlidhë aspak me diskutimin tim, sepse të gjitha që unë I thashë pranoi, prandaj nuk pati çfarë të thotë tjetër. Çdo iniciativë e mirë, pa marrë parasysh e kujt është ajo, është për tu përshëndetur. Por, në këtë rast është për të ardhur keq çfarë devijimi arrihet të bëhet, vetëm për përfitime politike.

 

You Might Also Like