Futboll

Kualifikohen Gjilani e Kika, eliminohen Bashkimi e Vllaznia

Dy ekipe anamoravase janë kualifikuar tutje, kurse dy ekipe të tjera nga rajoni më lindor i Kosovës janë eliminuar që në të 1/16 e kualifikimeve për Kupën e Kosovës.

Gjilani që ishte favorit absolut ndaj Sharrit, është kualifikuar vetëm pas vazhdimeve, atëherë kur u lodhën futbollistët nga Sharri. Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2. Pas vazhdimeve gjilanasit ishin më të freskët dhe kanë ngadhënjyer me rezultat të thellë 2 me 6.

Edhe Kika e Hogoshtit ka vazhduar tutje. Hogoshtasit në fushë të vet e kanë mposhtur Vushtrrinë e favorizuar me rezultat 2:0. Kika ka dëshmuar se është në formë shumë të mirë, pasi edhe në ballafaqimin për pikë me Besën e Pejës fitoren e kishte lëshuar nga duart në minutat e fundit.

Bashkimi i Koretinit në fushë të vet është mpopshtur thellë nga Vllaznimi i Gjakovës me rezultat 0:4, kurse është eliminuar edhe Vllaznia e Pozharanit, që në fushë të vet u mposht nga Besa me rezultat 1:2.

Nesër dy ekipe anamoravase, Vitia dhe Drita do të përballen në mes veti

You Might Also Like