Botime të reja
KUSHTRIM YMERI VJEN ME VËLLIMIN E PARË POETIK, “NË DRITORET E JETËS”
Një emër i ri nga Gryka e Karadakut, Kushtrim Ymeri, ditë më parë , përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, botoi vëllimin e parë poetik, me një titull shumë domethënës, “Në dritoret e jetës”.
Libri i parë poetik i këtij të riu që po i kryen studimet në Gjermani për shëndetin dhe çështjet sociale, vjen si rezultat i një përkushtimi të parreshtur për letërsinë e, në veçanti për poezinë, pas sprovave poetike që nga bankat e fillores e këndej. të cilat, suksesshëm i kurorëzoi me këtë vëllim poetik.
I koncipuar prej katër ciklesh poetike, “Prej dritares së shpirti”, “Mbi gjethet e kësaj vjeshte”, “Nëpër ëndrra më sheh”, dhe “Kokën time në ty kam mbështetur, autori shpërfaq botën e tij intime, në raport me dashurinë, me mallin dhe me atdheun, në një përditshmëri që e jeton dhe përpiqet ta zotërojë, qoftë nëpër stinët e jetës aty ku është lindur po, edhe metropoleve të Evropës, ku e degdis fati.
Vlerat artistike të këtij libri do të shpërfaqen publikisht përmes “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, më 8 dhjetor 2018, ora 12:00, në Universitetin “Kadri Zeka”, ku edhe do të bëhet përurimi i tij.