Reagim ndaj komunikatës së subjektit politik PDK, dega në Gjilan
Lidhur me pretendimet se ka patur keqpërdorime në Flakën e Janarit 2023 në vlerë mbi 24 mijë euro, është një huqje elementare, bazike së pari duke mos dalluar nje prodhim shfaqjeje që mbrapa saj qëndron një marrëveshje bashkëpunimi mes tre teatrove, në raport me Festivalin ‘’Flaka e Janarit 2023’’.
‘’Fausti’’ me regji të Fadil Hysaj, shfaqja që u prodhua në Teatrin e Gjilanit, me marrëveshje bashkepunimi/bashkëfinancimi nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Bekim Fehmiu nga Prizreni dhe Teatri i Gjilanit, sic mund ta shihni dokumentin e bashkelidhur me imazhe, ka qenë një projekt që kanë marrë përsipër këto tre teatro për realizim.
Pasi që shfaqja ‘’Fausti’’ u prodhua në Teatrin e Qytetit në Gjilan, e gjithë trupa e angazhuar e aktorëve nga Teatri Kombëtar dhe Teatri Bekim Fehmiu nga Prizreni me gjithsej 21 aktorë në 21 dhoma të vecanta janë akomoduar për 29 netë rresht në njërin prej hoteleve të Gjilanit, dhe obligim i Teatrit të Gjilanit ka qenë mbulueshmëria e kësaj pjese.
Sa i përket festivalit Flaka e Janarit, organizimi ka vajtur sic është më së miri, sipas thirrjes publike janë përzgjedhur OJQ-të për të realizuar shtyllat e Flakës së Janarit dhe se për herë të parë u janë alokuar mjetet OJQ-ve përfituese para kohe, gjë që dëshmon një mirë-menaxhim nga ana e D.K.R.S-së dhe se obligim i secilës OJQ për të gjitha shtyllat e Flakës së Janarit ka qenë realizimi i projektit për të cilën janë përkrahur, si dhe raporti narrativ- financiar i detajuar ka qenë në rend dite në seancën e Kuvendit Komunal në Gjilan dhe se nuk ka patur as edhe një vërejtje, e përkundrazi ka patur komplimente! Pse nuk reaguat/pyetët me kohë? Pse po shpifni për të prishë imazhin e një drejtorie e cila është shumë aktive me të gjitha institucionet dhe kapacitetet e saja!
Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport