Sportet me dorë

KV Drita – meshkujt krenare me sukseset e arritura

Sot patëm një paraqitje dinjitoze në finalen e kupes në volejboll në një ndeshje të fortë ku në fund me rezultat të ngusht mposhtemi nga Ferizaj 3-1 në sete (27-25), (26-28), (28-26), (25-19). Kundërshtarit i urojmë për këtë triumf.

Ndoshta edhe përvoja nuk ishte në anën tonë, kjo për faktin se duke marrë parasysh se jemi skuadra e vetme me moshën më të re në kampionat, me mesataren e skuadres, 20.2 vjet.

Por sigurisht puna e madhe nuk do të ndalet, asnjëherë dhe qysh tani ju bëjmë me dije se ne do të luftojmë dhe hyjmë në garë në play off për trofeun kryesor, për titullin e kampionit.

Jemi dhe do të vazhdojmë të jemi shembull si në organizim, për lojë korrekte e skuadra fer në volejbollin Kosovar.

#KVDritaM #DritaFamilja #Kupa #Finale

You Might Also Like