Në xhiron e gjashtë të Ligës së Përbashkët “Gjergj Kastrioti”, KV Drita nga Gjilani arriti të mposhtë skuadrën e Skënderbeut me rezultat 3-1 në sete në ndeshjen e luajtur në Lipjan.
Ishte një paraqitje fantastike nga djelmoshat e KV Dritës, të cilët me plot meritë i arkëtuan tri pikët.
Tani i gjithë fokusi vazhdon në kampionat, aty ku KV Drita do të luftojë ndeshje pas ndeshje për të arritur maksimumin deri në fund.