Gjilan

Lagjja “Arbëria” dhe “Dardania” përkrahin fuçishëm programin e Lëvizjes Vetëvendosje

Papunësia dhe paaftësia e pushteteve të kaluara për të zhvilluar ekonomikisht vendin kanë lodhur qytetarët e Gjilanit, të cilët kanë vendosur të ndryshojnë destinacionin e votës në Zgjedhjet e 11 qershorit. Çdo ditë e më shumë vijnë të rinjë e të reja tek zyret e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shprehehen të gatshëm të kontribuojnë në rrëzimin e këtij pushteti kriminal që ka kapur Kosovën.

E njejta frymë për ndryshim shihet edhe në çdo fshat e lagje të qytetit të Gjilanit. Takimet e mbrëmjes së kaluar në lagjet Dardani dhe Arbëri kaluan në po të njëjtën frymë. Banorët e këtyre lagjeve të lodhur nga premtimet boshe të pushtetarëve aktual kanë vendosur të përkrahin fuçishëm Alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, duke besuar se vetëm VV-ja mund ta ndal të keqen e madhe dhe mund ta drejtoj Kosovën drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Kandidatët për deputetë po vazhdojnë të takojnë qytetarët shtëpi për shtëpi, në lagje, në fshatra që të paraqesin para tyre se si do të qeverisë Lëvizja Vetëvendosje pas fitores së madhe të 11 qershorit. duke treguar se si Alternativa parasheh zhvillimin e secilit sektor duke u bazuar në fakte konkrete e jo në premtime boshe, ashtu siç kanë bërë të gjitha partitë që kanë udhëhequr me vendin deri më tani.

You Might Also Like