Gjilan

LDK: Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin 

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë.
Është bërë vlerësimi i angazhimeve në terren gjatë javës që po e lëmë pas, duke e vendosur në fokus mobilizimin dhe angazhimin e strukturave dhe qytetarëve, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore.
Ekzekutivi i Gjilanit kamuflohet me projekte të rrejshme, me premtime boshe dhe vazhdon të mbulohet punët e pabëra, me arsyetime të paqëndrueshme.
LDK do të vazhdojë t’i mobilizojë qytetarët lagje për lagje e fshat për fshat, në interest ë mbrojtjes së zhvillimit lokal, të politikave zhvillimore, stabilitetit politik të domosdoshëm dhe gjetjen e një morie të problemeve që lidhen me abuzimin e pushtetit, buxhetit, abuzimin e të drejtës dhe cenimit për qytetarët që janë të limituar në të drejtat e punës, në të drejtën për qasje për mbrojtje sociale, në të drejtën për jetë të barabart.
Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.

You Might Also Like