Gjilan

LDK në Gjilan është në përkrahje të kampanjës për pastrimin e ambientit 

LDK në Gjilan është në përkrahje të kampanjës për pastrimin e ambientit në komunën tonë, të paraparë nga 22 prill deri më 5 qershor të këtij viti.

Shprehim kënaqësi për vazhdimin e traditës edhe nga qeverisja aktuale në këtë drejtim.

Jemi të vendosur që bashkërisht ta ruajmë epitetin e komunës së gjelbër dhe të pastër.

Ftojmë të gjithë qytetarët, çdo familje, shoqatat, komunitetin e biznesit dhe të gjithë ata që e duan komunën e pastër të bëhemi bashkë në këtë ndërmarrje.

Ta shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm, përveç se me pastrim edhe të mbjellin të paktën një dru, i cili do ta simbolizonte kontributin e secilit, e në të njëjtën kohë, do të ndikonte direkt në ruajtjen e ambientit.

Jemi krenarë me angazhimin e Këshillave Lokale në menaxhimin e ambientit nëpër disa fshatra si, Dobërqani, Pogragja, Lladova, Zhegra dhe disa vendbanime të tjera dhe i inkurajojmë të vazhdojnë edhe më tutje

You Might Also Like