Gjilan

LDK: Të enjten miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët 

Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë, të enjten miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët
 Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.
 Duke qenë se LDK ka qenë dhe është gardiane e ligjshmërisë, në kuadër të kësaj, Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal ka organizuar sot dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2025, në përputhje me përgjigjen e datës 18 tetor nga ministri i MAPL-së ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit. Sipas ligjit, specifikohet decidivisht që Kuvendi Komunal duhet të organizojë dëgjime publike e jo ekzekutivi.
 Kështu edhe ishim dakorduar në takimin e organizuar nga kryesuesi i Kuvendit, z. Kadriu me përfaqësuesit e partive politke, por që kreu i ekzekutivit u tërhoq dhe në mënyrë të njëanshme dhe joligjore seancë të Kuvendit, pa u harmonizuar me kryesuesin.
 LDK vazhdon të besojë dhe të funksionojë vetëm duke respektuar ligjin e me racionalitet politik, dhe në këtë mënyrë, këshilltarët tanë dhe të partive tjera opozitare po e bëjnë punën në mënyrë që Gjilanit të mos mbetet pa buxhet.
 LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro.
 Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Në e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët, tha kryetari z. Lutfi Haziri.

You Might Also Like