Kushtim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare Vatra ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme koalicioni me Partinë Balli Kombëtar Demokrat, të drejtuar nga Kryetari Nikollë Perkaj. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në procesin e garës për zgjedhjet e ardhshme, me qëllimin për të forcuar përfaqësimin dhe zhvillimin e komunave ku të dyja partitë kanë struktura.
Sipas marrëveshjes, koalicioni do të garojë së bashku në qytetet e Gjilanit, Fushë-Kosovës dhe Prishtinës, duke synuar përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Një nga nënshkrueset e aktit të Pavarësisë, ish-deputetja Drita Maliqi, është njoftuar gjithashtu si pjesë e ekipit përfaqësues të Ballit Kombëtar Demokratik.
Në këtë bashkëpunim, të dyja partitë janë të angazhuara për forcimin e demokracisë, promovimin e drejtësisë, lirisë dhe zhvillimit