Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar Regjistrin e aseteve të Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme e cila përveç tjerash është pasuruar me asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore të cilat prezantojnë njohuritë dhe krijimtarinë popullore nga individë dhe grupe shoqërore.
Si rezultat, Regjistri i Trashëgimisë, i publikuar më 10 tetor, përveç tjerash është pasuruar me 8 asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore të cilat prezantojnë njohuritë dhe krijimtarinë popullore nga individë dhe grupe shoqërore dhe njëra ndër to është edhe:
Manifestimi Flaka e Janarit, propozim i drejtorisë në bashkëpunim me QRTK Gjilan.
Faleminderit ministres dhe kryetarit Lutfi Haziri!