Lideri i Grupit B në Ligën e Dytë, Dardana ka lëshuar ‘bombën’ e parë të miniafatit kalimtar të janarit.
Skuadra e drejtuar nga Erdin Hashani ka transferuar mbrojtësin me përvojë, Liridon Kukaj, shkruan Gazetasheshi.com.
Prezantimi i lojtari u bë nga Hashani dhe kryetari i klubit, Sevdaim Kastrati, i cili po punon intensivisht në përforcimin e ekipit.
Kësisoj, Dardana i kundërpërgjigjet rivalit, Ulpianës që orë më parë zyrtarizoi mbrojtësin e Flamurtarit, Granit Ahmeti.
Ndryshe, Kukaj së fundmi ishte pjesë e Ballkanit në Superligë.