Sportet me dorë

Lorik Ilazi publikon listën e Përfaqësueses së Kosovës në volejboll

Përzgjedhësi Lorik Ilazi, e ka bërë publike listën e gjerë të vajzave të ftuara në Përfaqësuesen e Kosovës në volejboll.

Në grumbullimin e së premtes më 31 maj 2024, Ilazi ka ftuar 26 lojtare, bazuar në formën e tyre në ekipet e Superligës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

FVK u uron shumë suksese ekipeve tona Kombëtare, duke kontribuar direkt në mbështetjen e grumbullimeve dhe çdo formë tjetër, që ekipet tona ta kenë paraqitjen sa më dinjitoze.

You Might Also Like