Makina më e avancuar në botë për performancë dhe efikasitet ka arritur në Gjilan, përkatësisht te ndërmarrja private “Fundamenti”, një nga kompanitë më serioze dhe më kredibile në Kosovë .
Bëhet fjalë për makinën numër 1 në botë për performancë dhe efikasitet, e brendit Comandulli, e prodhuar në Itali. Këtë risi inovative e ka bërë të ditur, të mërkurën, vet pronari i kësaj ndërmarrje, Bashkim Halili.
Sipas tij, kjo teknologji aktualisht është më e avancuar në treg, e fundit për këtë veprimtari.
“Makina precizon maksimalisht dhe posedon gatishmëri për sfidat më të mëdha. Është me cilësi të lartë, ka fuqi dhe inovacion në çdo projekt”, ka potencuar me mes tjerash, pa e hiperbolizuar, me thjeshtësi e sinqeritet Halili.
Ai ka vë në spikamë, se kjo makinë kryen me kualitet të lartë polirimin e gurëve dhe kantimin e 45 shkallëve.
Për përdorimin e kësaj makinerie më moderne në botë, Halili ka sqaruar, se ekskluzivisht sillet eksperti nga Italia, që do të përgatitë kuadrin vendor të kësaj ndërmarrje. Siç dihet Italia është vendi numër 1 në botë për prodhimin e teknologjisë më të përsosur, teksa kjo makinë është e vetmja në Kosovë e llojit të tillë dhe kostoja e saj vlerësohet me shifra të larta. Kualiteti dhe shpejtësia janë karakteristikat kryesore, që e veçojnë dhe e dallojnë nga makineritë tjera.