Gjilan

Mbingarkesa e trafos vazhdon t’i lë në terr disa banorë të Zhegrës

Në të dalë të fshatit Zhegër, për banorët e kësaj lagje terri është bërë përditshmëri, krejt kjo shkaku i mbingarkesës së trafos.

Muhadin Haziri, këshilltar komunal në Asamblenë Komunale të Gjilanit, thotë se

padrejtësia që u bëhet konsumatorëve në Zhegër, konkretisht në lagjen në dalje të fshatit është e paarsyeshme, ngase këta banorë kanë mbetur në terr për disa orë dhe ende mbeten pa një zgjidhje rreth problemeve me furnizimin me rrymë te Transformatori.

Sipas ekipit intervenues mbingarkesa nuk i përballon përkuesit mbrenda transformatorit dhe sipas   KEDS-it kinse tek transformatori paraqiten rezistenca të mbi ngarkesës. Përkundër reduktimeve këta banorë ende po përballen me këto probleme.

Haziri vlerëson se  KEDS-i është dashur më herët të veprojë që te dizajnohen këto defekte, pavarësisht angazhimeve kujdes të shtuar para fillimit sezonit dimëror për t’i eliminuar këto probleme, por banorët ende po përballen me të njëjtin problem në mungesa të furnizimit me energji elektrike që po përseritet sikur vite më parë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like