Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Drita në epërsi

Në 30 minutat e parë të ndeshjes nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi. Kanë qenë lojtarët e Gjilanit që kanë tentuar dy herë me gjuajtje nga largësia dhe të dyjat kanë shkuar jashtë portës së Smakiqit.

Në minutën 34 Drita ka tentuar për herë të parë, kur Blend Baftiu nga e majta gjuajti, por topi shkoi mbi portën e Bllacës.

Në minutën 42, Besnik Krasniqi u rrëzua në brendi të zonës dhe gjyqtari Zasella u ftua që të shikoj VAR-in, por ai nuk dha penalti, e as që e ndëshkoi Krasniqin, ashtu siç kërkuan lojtarët e Gjilanit.

Në minutën 44, pas një aksioni të zgjatur, në mbrojtje lojtarët e Gjilanit ndërhynë ngathtë me kokë, Besnik Krasniqi asistoi deri te Ajzeraj, i cili qëlloi topin me këmbë dhe e qëlloi këndin e poshtëm të majtë të Bllacës për 1:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like