Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Ballkani, dy gola e shumë raste

 

 

Ndeshja Gjilani – Ballkani ka nisur me shtatë minuta vonesë për shkak se nuk ishte në rregull rrjeta e portës së majtë. Këtë e ka vërtetuar gjyqtari anësor, i cili ka përgjegjësinë e kontrollimit të portave para se të fillojë ndeshja. Gjyqtari kryesor Dardan Çaka ka nisur lojën vetëm pasi është sanuar problemi.

Që në minutën shtatë Gjilani ka arritur në epërsi me një gol të shënuar nga Robert Rrahmani, i cili me një gjuajtje të saktë nga 20 metra ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të Enea Koliçit. Në aksionin vijues Ballkani ia ka dalë të barazojë, kur pas një sulmi të zgjatur Hamidi ka gjetur lojtarin Queven da Silva Ignacio, i cili nga afërsia me kokë ka barazuar për 1:1. I njëjt lojtar ka provuar edhe në minutën e dhjetë, por Haxhihamza ishte në vend.

Në minutën 29 Adetunji i Ballkanit pati rast të mirë, por Haxhihamza e gjuajti topin jashtë portës. Nga gjuajtja nga këndi ka rrezikuar Hamidi, por Haxhihamza sërish ishte në vend.

Në minutën 33 me një supergoditje ka tentuar Prapashtica, por Koliçi me majën e gishtërinjve ka nxjerrë topin mbi transversale.

Pas një gabimi të madh të mbrojtjes së Gjilanit, Adetunji i Ballkanit ishte i vetmuar para portës, por Kenan Haxhihamza shpëtoi gol të sigurt. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like