Është mbyllur pjesëloja e parë e ballafaqimit ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë. Pas 45 minutave lojë është ekipi prizrenas ai që është në epërsi me rezultat 0:1.
Gjilani në pjesën më të madhe të kësaj pjesëloje ka mbajtur topin në epërsi, por fundi ka qenë fatal për ta.
Në minutën 43 pas një shpërthimi të Fetahajt nga e majta, lojtari prizrenas që u fut në brendi shërbeu Gashin e ky në anën e kundërt gjeti Karahodën, që nga afërsia e futi topin në rrjetë. Në minutën 46, Fetahaj me një gjuajtje nga 15 metra për pak sa nuk e dyfishoi epërsinë mysafirë, por topi në vend të rrjetës u përplas për tërthorëse.
Ekipi i Gjilanit po luan me disa mungesa, gjë e cila është duke u vërejtur në këtë ballafaqim.
Përbërjet e ekipeve janë këto:
Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Papuçi, Halili, Isufi, Muça, Mustafa, Nika, Caesar, Perez, Hysa. Kryetrajner: Sadat Pajaziti
Liria: Gashi, Bytyqi, Ëalidio, Gjeraj, Thaqi, Mustafa, Susuri, Fetahaj, Gashi, Binishi, Karahoda. Kryetrajner: Gëzim Hasi
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatmir Sekiraqa, Granit Hyseni, Visar Kastrati