Shkruan: Refik HASANI
Të ndërpriten pengesat dhe vështirësitë për komunikimet ndërkufitare dhe të hapen sa më shumë pika të vendkalimeve kufitare sepse këto janë rregulla, norma dhe konventa Evropiane që duhet plotësuar. Është domosdoshmëri e kohës që të zyrtarizohen disa pika kufitare në mesë të Rajonit të Anamoravës në njërën an me Rajonin e Medvegjës, Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovë e Likovë. Parlamenti i Kosovës, Maqedonisë dhe ai Serbisë të marrin për bazë që të afrohen e nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërshtetëror dhe ndërkufitare në mesë tyre.
Interes i tri palëve do të ishte që një Komision Parlamentar miks për përcaktimin e pikave për vendkalime kufitare dhe zyrtarizimi i tyre.
Fundi i fundit këto janë kritere që duhet plotësuar pasi edhe këto tri shtete pretendojnë hyrjen në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e qarkullimit të njerëzve dhe bashkëpunimit ndërshtetëror dhe atij ndërkufitarë.Anamorava ka nevojë për vendkalime kufitar të cilat do të duhej të zyrtarizohen në Muhoc, Breznicë e Dobrosin që të lirohet pak vendkalimi kufitarë te Dheu i Bardhë pasi ky vendkalim është shumë i stërngarkuar me mjete të transportit të udhëtarëve dhe të mallit dhe ka karakter më shumë të një vendkalimi kufitar ndërkombëtarë.
Pika zyrtare të kalimit në mesë Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Medvegjës të zyrtarizohet në vendin e quajtur Kapit. Komunikimi në mesë njerëzve dhe bashkëpunimi në shumë fusha të interesit të përbashkët janë kushte që duhet plotësuar nëse dëshirojnë të tri shtetet të bashkëngjiten shteteve me standarde unike Evropiane.