Futboll

Mezani: Duhet të mbetemi të kënaqur që sot morëm pikët e plota

Gentjan Mezani e kishte parashikuar se do ishte një ndeshje e vështirë me “kuqezinjtë” nga Skenderaj, ndaj edhe është ndarë i kënaqur megjithëse skuadra e tij nuk krijoi shumë në këtë përballje.

“E kemi pritur që do të ishte një ndeshje e vështirë për faktin se Drenica luan një futboll shumë të bukur, është një skuadër agresive dhe kur luan në shtëpi është tejet vështirë ti marrësh pikë. Ne sot morëm një tre pikësh me shumë vlera, megjithëse skuadra tregoi sot shenja lodhje. Fati ishte me ne pasi që realizuam golat dhe u mbrojtëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne duhet të mbetemi të kënaqur që sot morëm pikët e plota”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.

Shefi i shtabit teknik te “kuqebardhët” thotë se reparti i mbrojtjes është për mësysh, pasi që ekipi i tij nuk ka pranuar gol në tri ndeshjet e fundit.

“Është për të marrë mësysh. Nuk kemi pranuar gol në tri ndeshje dhe shpresoj të vazhdojmë kështu pasi që neve na ze mësyshi shumë shpejtë. Kemi ende punë për të bërë edhe në repartin e mbrojtjes, por synojmë të vazhdojmë me ritëm të tillë”, përfundoi Mezani.

You Might Also Like