OPINION

“Milicia vullnetare antikomuniste” dhe ajo “myslimane” e Sanxhakut 1941-1944 !

 

“Milicia myslimane” është emërtim për grupet e pavarura lokale të armatosura në fshatrat e banuara me shqiptarë dhe boshnjakë në Sanxhak, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ismet Azizi

Formimi i “Milicisë myslimane” filloi në gjysmën e dytë të vitit 1941, si kundërpërgjigje ndaj masakrave çetnike të popullsisë jo serbe, në fund të 1941 dhe në fillim të 1942 dhe kishin për qëllim mbrojtjen e fshatrave të banuar me shqiptarë dhe boshnjakë nga njësitë çetnike, por edhe nga ato partizane.

Nga gjysma e dytë e vitit 1941 në rajonin e Sanxhakut fillon për të vepruar e ashtuquajtura. “Milicia Myslimane”, e cila në burimet historike të asaj kohe quhet edhe “ushtria myslimane”. Këto njësi janë formuar në nivelin e çetave, ndërsa në disa vende ishin në shkallë të batalionit.

Milicia myslimane është organizuar me qëllim që të mbrojnë fshatrat dhe shtëpitë e tyre, një lloj i njësive për mbrojtje. Ata kishin karakter ushtarak vetëm për atë si ishin të armatosur dhe kishin komandantët e tyre. Në anën tjetër, në asnjë mënyrë nuk ndryshonin nga pjesa tjetër e popullsisë rurale, ka jetuar në shtëpitë e tyre, janë ushqyer në familjet e tyre, kanë lëvizur me kostume tradicionale dhe ishin të armatosur kryesisht me armët e tyre. Ishin organizata një nacionale të përbëra ekskluzivisht nga myslimanët(shqiptarët dhe boshnjakët) .

Vlen të thuhet se edhe udhëheqja krahinore antifashiste në Sanxhak në raportet e tyre të luftës i trajtonin si organizata mbrojtëse të cilat kanë mbrojtur fshatrat e tyre dhe nuk i lejojnë të hyhet në to, kryesisht çetnikëve, por ata nuk ishin në pajtimit as me partizanët, edhe pse ndaj njërës dhe tjetrës kishin qëndrim krejtësisht të ndryshme. Me çetnikët ishin konfrontuar dhe gjithmonë ishin të gatshëm për të luftuar me ta, ndërsa me partizanët janë marrë vesh dhe gjenin mundësi për të penguar ata të hyjnë në trevat e tyre. Këtë e konfirmojnë raportimet e shumta të Komitetit të Qarkut të PKJ për Sanxhak si Komitetit Krahinor i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Malin e Zi dhe Boka.

E vetmja gjë që ata mund të ishin “fajtor” ishte se pjesëtarët e këtyre njësive vetëmbrojtje nuk janë pajtuar me qëllimet ideologjike të komunistëve partizan.

Gjermanët dhe Italianët, në territoret që kontrollonin, kishin lejuar veprimin e milicisë myslimane, sepse ajo nuk i sulmonte njerëzit e tyre, ndërsa në trevat e veta, siguronte rendin dhe qetësinë.

Për dallim nga ta, në territorin që ka qenë një pjesë integrale e të ashtuquajturës Shqipëria Etnike Italianët kishin formuar njësitë të ashtuquajtura” Vullnetarët”. Vullnetarët ose “milicia volontario anti-komunist” (“milicia vullnetare antikomuniste”). Këto njësi policore kanë ekzistuar vetëm në qytetet dhe ishin të përziera në pikëpamje nacionale. Në to, sipas rregullave numri ishte i barabartë (proporcional) i serbëve dhe malazezëve në njërën anë dhe Myslimanëve (shqiptarëve dhe boshnjakëve) në anën tjetër. Këto njësi ishin në Plavë, Guci, Rzhaninin e Epërm, Rozhajë, Bijelo Pole dhe Senicë. Ajo pjesërisht ishte ushtri me pagesë. Ata kishin për detyrë të ruajnë kufirin meMalin e Zi, për çka ishin edhe të motivuar me faktin se në at mënyrë në të njëjtën kohë mbronin vendbanimet e tyre dhe shtëpitë e tyre nga sulmet dhe shfarosja që ju kanosej nga çetnikët.

Milicia Myslimane (ushtria myslimane) nuk ishte i lidhur në mënyrë hierarkike, por secila prej tyre ishte e pavarur, duke vepruar në territorin e saj, në të vërtetë vendin e tyre të lindjes.

-Me Batalionin e Bihorit të Ulët komandonte Qazim Sijariq, ndërsa zëvendësi i tij ishte Smajo Trublanin

-Me kompaninë në Pavino Pole dhe Shahoviqit, komandohej nga Selim Jukoviq,ndërsa ajo ka qenë e lidhur me njësinë myslimane të Komoranit…, komandant i së cilës ishte Rovçanin Husein

-Njësitë e para të cilat nga fillimi, janë formuar si polici myslimane kanë qenë në Hisarxhik, të Prijepolës komandant i së cilës ishte Hoxhë Sulejman Paçarizi

-Një kompani e milicisë myslimane ka ekzistuar në fshatin Petnicë, në Bihor e Epërm,që përfshinte Petnicën dhe Vrbicën. Komandanti i saj ishte Osman Rastoder hoxhë nga Petnica, ndërsa ndihmësi i tij ishte Xhulë Agoviq.

-Komandanti i vullnetarëve të Rozhajës ishte Mulla Jakub Kardoviq (Kombi), komandanti i xhandarmërisë Qerim Kurpejoviq, ndërsa nënprefekt Adem Kurtagaj. Vullnetarët e Rozhajës posaçërisht u dalluan në luftërat me çetnikët në mbrojtje e Pazarit të Ri.

-Në Senicë u formua togu i milicisë me përbërje etnike të përzier nga boshnjakët dhe serbët. Kjo ishte një lloj milicie paqësore e formuar sipas udhëzimeve të Hasan Zvizdiqit. Gjithashtu në trevën e Senicës ka ekzistuar edhe milicia mysliman me karaktere luftarake e komanduar nga Qamil Prashoviq.

-Në Pazarin e Ri me milicinë myslimane ka komanduar Biko Dresheviq (Bahri Dreshaj),, përderisa njësia speciale dhe njësia luftarake e trajnuar, operonte nën komandën e Xhemail Koniçaninit(Konica) .

Këto njësi milicie ishin ushtri fshatare, pa ndonjë platformë të përbashkët. Para se gjithash diçka që i lidhte para se gjithash ishte territori dhe mbrojtja e tij nga rreziku i mbrojtjes së shtëpive, familjet e tyre, adetet, zakonet, traditat, mënyra e jetesës dhe ndjenjat e njerëzve. Për fat të keq, këto njësi kanë dështuar të parandalojë masakrën e popullatës në Bihor dhe qarkun e Plevlës, në radhë të parë aksionet gjenocide çetnikët i kishin ndërmarrë në bashkëpunim me dhe përkrahje të italianëve. Por për këtë arsye popullin e vet arritën ta mbrojnë nga shfarosja çetnike në Novi Pazar, Senicë, Prijepole dhe Komoran, sepse në këto treva policia myslimane numerikisht ishte më e madhe dhe më mirë e armatosur. Njësoj mund të thuhet edhe për Plavë, Guci dhe Rozhajë.

M.Karoviq, për rolin dhe veprimin e këtyre formacioneve ushtarake shkruan: “E vërteta është se gjatë Luftës së Dytë Botërore, formacionet ushtarake myslimanë nuk kanë qenë në “anën e duhur”, sepse iu kanë ndihmuar nazifashistëve. E vetmja ushtri e pranuar në Jugosllavi, deri në fund të nëntorit 1943, ishte ushtria jugosllave me D.Mihailoviq. Pra, nëse myslimanët (boshnjakët dhe shqiptarët) do të donin të ishin në anën e koalicionit antifashist, kjo do të thotë se duhet luftuar në anën e çetnikëve. Politika pajtuese e Titos ndaj çetnikëve, duke filluar nga aleancat partizane-çetnike nga 1941 dhe themelimin e trupave vullnetare në vitin 1942, të përbëra nga fshatarë serbë, të cilët deri atëherë kishin qenë çetnikë, ishte shkas që myslimanët (boshnjakët dhe shqiptarët) mos t iu bashkohen lëvizjes partizane. E vetmja zgjidhje për mbrojtjen e fshatrave të banuara me

shqiptarë dhe boshnjak nga bandat e mbrapshta dhe të pa përmbajtura çetnike ishte organizimi për vetë-mbrojtjen e tyre. Është e vërtetë se milicia myslimane është themeluar me qëllim të mbrojtjes së fshatrave të tyre, por nuk mund të thuhet së nuk ka pasur parregullsi të caktuara nga ana e tyre. Është e besueshme se të gjitha grupet e armatosura gjatë luftës kanë vrarë kundërshtarët tyre për të siguruar jetën e tyre në luftë për të mbijetuar. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se milicia myslimane, e organizuar në formacione të vogla ushtarake, nuk ka pasur program ideologjik shfarosjen e të tjerëve. Në përgjithësi myslimanët (shqiptarët dhe boshnjakët I.A) nuk kanë pasur ndonjë program i cili ka paraparë shfarosjen e fqinjëve të tyre. As gjatë luftës, edhe pse ishin shkaktuar krime të shumta ndaj tyre, nuk ka ekzistua një ide e tillë. Pra, objektiv kryesor i formimit të formacioneve ushtarake ishte domosdoshmëria e organizimit për mbrojtjen e familjeve të tyre.”

You Might Also Like