Muhamet Halili
MIQËSI LISASH
or’ mik
kosite barin përditë
rrugës për te miku yt
kujdesu për lisat anash
le të rriten, e rriten…
kurorë në qiell
të jetojnë qindra vjet
derisa të “vdesin”
siç e kanë zakon
në këmbë!
e ti or’ mik
mos e lër
të zërë bar
rruga për te miku yt!…