Sportet me dorë

Mitat Ferati e nis me fitore garën për Kupë në Zvicër

 

Trajneri i njohur kosovar i hendbollit Mitat Ferati, me plot sukses po e udhëheq ekipin e tij BSV RW Suerse në Zvicër, kurse sivjet paralajmëron një vit edhe më të suksesshëm në Kampionatin Zviceran. Ferati që karrierën e tij prej hendbollisti e kishte nisur në Gjilan, më pas atë e vazhdoi në shtetin helvetik, por që atëherë asnjëherë nuk e harroi vendin ku kishte nisur karrierën.

Tashti, kur ai po bënë emër në hendbollin zviceran, ekipi që ai drejton që në ndeshjen e parë për kupë ka arritur të shënojë fitore, duke dëshmuar përgatitjet e mira që i kishte bërë në fazën përgatitore

Siç thekson Mitat Ferati, kundërshtari i tyre Hendball Brugg nuk ishte një ekip e panjohur për ta. Pjesëloja e parë ishte e baraspeshuar, kështu pas një loje të fortë që aplikuan të dy ekipet, pjesëloja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 10:10.

Në pjesëlojën e dytë ekipi që drejtohet nga Mitat Ferati tregoi tërë forcën e tij dhe pas një ndeshje tejet interesante në fund ia doli të ngadhënjejë me rezultat 24:21.

Kryetrajneri MItat Ferati beson se para se të nis kampionati, do t’ia dalë që edhe më shumë të perfeksionojë lojën e ekipit të tij dhe kjo më së miri do të shihet që në ndeshjen e radhës kur më 1 shtator do të përballet me ekipin SG Seetal.

 

You Might Also Like