Gjilan

Mobilizim i madh i grave të Gjilanit në mbështetje ndaj Vjosës dhe listës së LDK’së

Nën udhëheqjen e kryetarit të Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arben Mehmeti, është mbajtur takimi me strukturat e Forumit të Gruas.

Në këtë takim u konfirmua puna, angazhimi dhe mobilizimi i madh për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, duke i dhënë mbështetje maksimale kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe listës së LDK’së e cila është më e mira, më kredibile, me njerëz me integritet të lartë, e profesionistë të jashtëzakonshëm.

Takimet e kësaj structure të partisë po vazhdojnë gjithandej territorit të komunës së Gjilanit, përkatësisht në 42 nënshtabet e partisë, të cilët u themeluan javë më parë.

Gjilan,

18 shtator 2019

You Might Also Like