Futboll

Morina: Skeptikëve ua mbyllëm gojën

Arbnor Morina, trajner i Gjilanit, ka dëshmuar se mund të ngadhënjejë me Prishtinën. Ai bashkë me ekipin e tij ka bërë historinë, ngase Gjilani ngadhënjeu për herë të parë në një ndeshje kampionale ndaj Prishtinës.

“Pas gjithë asaj që na përcolli kohëve të fundit, ne dolëm të fortë dhe mposhtëm Prishtinën. Ne shfrytëzuam një pakujdesi të tyre dhe shënuam. Loja ishte përplot me taktizime, skeptikëve u treguam se edhe këtu ka lojëra të mira, ka vrapime, taktizime dhe ne jemi brenda objektivave tona. Gazetarët na shpallën si mëtues për titull, por ne jemi brenda objektivave tona. Ne nuk e kemi pasur atë ambicie. Gjilani u dëmtua në shumë takime, pati një turbulencë 12 ditë dhe humbëm shtatë ditë stërvitje. Në afatin kalimtar patëm kontakte me lojtarë të tjerë e morëm lojtarë të tjerë dhe humbëm kohë”, ka thënë Morina, që tha se problemet u tejkaluan dhe tashti mëtojnë që të vazhdojnë me fitore të radhës.

You Might Also Like