Gjilan

“Mos m’shkel” prezantoi aktivitetet e realizuara

 

Sot në ceremoninë hapëse të Muajit të Rinisë dhe në lansimin e Ciklit të dytë të programit “Generation Unlimited Kosova” mori pjesë edhe ekipi i projektit “Mos m’shkel”. Ekipi prezantoi aktivitetet të cilat janë realizuar gjatë implementimit të projektit dhe mori mbështetje të plotë të punës së tyre të bërë deri më tani dhe më tutje. Të pranishëm në ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger, Këshilltarja e MKRS, znj. Dorotea Deshishku, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, private dhe publike, Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), mediat si dhe 200 të rinj.

Me këtë rast Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, tha se është krenar me punën e të rinjve dhe se Kosova do të investojë në potencialin e brezit të ardhshëm. “Të flas me të rinjtë është e rëndësishme. Ne jemi krenarë me të rinjtë tanë sepse po korrin sukses në të gjitha fushat, në kulturë, në sport dhe falë këtyre sukseseve Kosova dhe simbolet tona vazhdimisht paraqiten krah për krah me shtetet e zhvilluara” tha z. Kurti. Aktivitetet e Muajit të Rinisë organizohen nga data 2 gusht deri më 27 gusht, në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

You Might Also Like