Futboll

Mposhtet Vllaznia

Vllaznia e Pozharanit nuk ia ka dalë që së paku të shkëpus një pikë në ballafaqim me Ballkanin e Suharekës. Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë ka përfunduar me rezultat 1:0 në të mirë të vendasve, të cilët ia kanë dalë të shënojnë nëpërmjet Leotrim Gashit.

Ekipi nga Pozharani ka pasur disa raste shumë të mira për të shënuar, por çuditërisht nuk ia doli që së paku të barazojë rezultatin. Kah fundi i ndeshjes, Vllaznia pati edhe epërsi numerike në fushë, por që as kjo nuk bëri që të shënojë së paku një barazim.

Me këtë humbje, Vllaznia momentalisht është radhitur në pozitën e shtatë në tabelë dhe në ndeshjen e radhës pritet që t’i kthehet fitoreve.

 

You Might Also Like