Qyteti i Gjilanit pas luftës së dytë botërore, me sakrifica të mëdha po fillonte të ngrihej në këmbë, pasi lufta shkaktoi pasoja e varfëri të madhe tek të gjitha familjet. Njëra ndër familjet e prekura ishte edhe ajo Deda, që lufta i kishte lënë pasoja si në cdo shtëpi shqiptare.
Në vitin 1945, në familjen Deda, lind Musa Deda, djali i vetëm i shtëpisë. Ai ishte një gëzim i madh për këtë familje, por në atë kohë askush nuk e kishte menduar se pikërisht ai do të hapte shtigjet e boksit në Komunën e Gjilanit, për të qenë udhërrëfyes për shumë gjenerata të ardhëshme. Musa Deda një djal i qytetit, korpulent e muskuloz, i fuqishëm me trup atleti, ishte betuar se gjatë jetës së tij do të kontribonte për të mirën e popullit të tij.
Fuqinë e tij, ai filloi ta shpalosë në sportin e boksit në kategorinë gjysmë të rëndë e njëkohsisht kishte regjistruar edhe normalën në qytetin e Gjilanit. Dashuria për të kontribuar në fushën e sportit e të edukimit, ish-pioneri i boksit gjilanas, Musa Deda, një vit punon si mësimëdhënës në fshatin Remnik. Pas një viti, ai punësohet edhe në Spitalin Regjional në administrat duke treguar profesionalizëm në punën e tij, duke qenë një shembull në tërë Spitalin e Gjilanit.
Dashurinë që kishte për sportin e në veqanti për Boksin, Deda në trupin e tij kishte bërë vizatim(tatu) – dorzat e boksit, pasiqë ishte dashuruar me të madhe në këtë sport në mes litarve. Poashtu, në trupin e tij kishte vendosur simbolin e mjekëisë “shkopin me gjarpër”, duke dëshmuar se boksi dhe ana humanitare medicionale ishin prioritet në jetën e tij.
Musa Deda karrierën e kishte filluar në moshën 24 vjeqare në kategorinë gjysmë të rëndë, duke qenë boksieri i parë shqiptarë në komunën e Gjilanit, që i kryqëzoi dorzat në ring në ndeshje kampionale. Sot me shumë nostalgji e respekt, ish-boksieri, Nazim Halili–Ximi, e kujton boksierin Musa Dedën. “Unë kisha vetëm 14 vite në vitin 1974, kur për herë të parë i vesha dorezat e boksit dhe takova legjendën e boksit Musa Dedën, i cili plot 15 vite ishte më i vjetër se unë dhe kam mësuar shumë nga ai. Ka qenë shumë i dashur e i respektuar, ai është një legjend e gjallë që trasoi rrugëtimin e boksit Gjilnas, edhe sot me shumë krenari i kujtoj takimet e këshillat që i mora nga boksieri Deda”. Gjatë karrierës së tij të boksit, Deda, kishte arritur rezultate tejet të mira duke shtruar rrugën për shumë boksier të rinjë që të mirren me këtë sport. Ish-pioneri i boksit, në vitin 2007, ndërron jetë në moshën 62 vjeqare, ku pas vete ka lënë familjen e tij të cilët jetojnë në Gjilan.
Sporti i boksit në Komunën e Gjilanit e poashtu edhe Spitali Regjional i Gjilanit, duhet të mburrën që në mesin e tyre kanë pasur një njeri qfarë ishte Musa Deda.