Gjilan

Nazim Gagica përkrah aktivitetet në kuadër të Tetorit Rozë

Në kuadër të Teorit Rozë, në marshimin sensibilizues kundër kancerit të gjirit, dorëzova në Kuvendin Komunal kërkesën për mbështetje solide financiare dhe përkrahje e kujdes të vazhdueshëm institucional për të gjitha gratë e vajzat e prekura nga kanceri i gjirit.

Kontributi ynë i përbashkët në realizimin e këtyre kërkesava dhe angazhimi në aktivitete sensibilizuese, tregon rëndësinë e të qenurit bashkë për të rritur ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për t’iu drejtuar institucioneve shëndetësore për të parandaluar kancerin dhe për të shpëtuar jetë.

Iu bashkova këtij aktiviteti të organizuar nga kryetarja e Gruas së Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AGK), dega në Gjilan, Zarife Asllani, e përkrahur nga gratë aktiviste, zyrtarë publikë, punonjës të sektorit privat e publik dhe organizata të cilat mbështesin aktivitete ndërgjegjësimi.

You Might Also Like