Futboll

Ndahen në paqe, Feronikeli e Drita

Dy mëtuesit për garat në Evropë, Feronikeli e Drita janë ndarë me rezultat të barabartë, në ndeshjen që është luajtur në “Ferki Aliu” në Drenas. As Feronikeli e as Drita nuk ia kanë dalë që të shënojnë dhe në fund të dy ekipet është dashur që të pajtohen me nga një pikë të arritur. Feronikeli ka mbajtur më shumë topin në posedim, por Drita ka patur më shumë raste për të shënuar.

Në pjesëlojën e parë, Feronikeli ka rrezikuar me Dabiaqjn në minutën e katërt, kur ka pritur Tofiloski, më pas në minutën pesë Lladrovci për pak ka gjuajtur jashtë porte, kurse Drita nuk ka patur ndonjë rast që duhet veçuar.

Krejt ndryshe ishte në pjesëlojën e dytë. Drita pati më shumë raste në këtë pjesë. Fillimisht, Feronikeli ka rrezikuar me Rexhën, që nga afërsia gjuajti me kokë, por për pak nuk ishte I saktë. Më pas janë radhitur rastet e Dritës. Fillimisht Namani në minutën 60 u gjet në një pozitë shumë të volitshme, por për pak gjuajti jashtë.  Në minutën 65, Izair Emini gjuajti mbi portë, kurse në minutën 70, Xhevdet Shabani ishte i vetmuar para portierit vendas, por gjuajti plogësht nga një pozitë shumë e mirë.

Në fund, Feronikli – Drita 0 :0.

You Might Also Like