Komunikacion

Ndaj 33 personave u ndërmorr masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike

Aktivitete javore në trafikun rrugor 

 

Gjilan, 09 gusht 2024 

                                                                                                                                               

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 02.08.2024 – 08.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesë (1505) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:  

  • Hetim i tridhjetë e nëntë (39) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 
  • Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tre (33) ngasës, 
  • Shqiptuar njëmbëdhjetë (11) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave. 

 

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.  

 

You Might Also Like