Drejtoria e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ka nderuar me mirënjohje nxënësit shembullor të kësaj shkolle, të cilët në mënyrë të shkëlqyer me pikturat e tyre kanë realizuar ekspozitën kolektive me rastin e Festës 28 nëntorit me ta ishte edhe profesoresha e artit figurativ Magbule Xhemaili.
Agim Asllani, zëvendësdrejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka thënë se kjo mirënjohje u është ndarë atyre me motivacion të avancimit ne Kulturë dhe Sporte.
Nxënësit e nderuara me mirënjohje janë Greta Canaj X2, Lina Rexhepi X2, Alina Shehu X9, Adea Mustafa X8, Jona Krasniqi X2, Olti Bislimi X9, Dhurata Sadiku X3, Poema Fejzullahu X3.
Të rijetojmë se me piktura ato vunë në pah kreativitetin dhe krenarinë ndaj popullit shqiptar. Në këto telajo të formateve të ndryshme nxënësit u munduam të sjellim një risi për nga idetë, për shkak se disa nga pikturat morën për inspirim veshjet kombëtare dhe qilimat që ishin punuar dikur në vegje në artin popullor shqiptar.
Për këtë ekspozitë u realizuan tetë piktura në telajo / pëlhurë nga nxënës të talentuar me tematikë që paraqesin historinë e kombit tonë. Nxënësja Greta Canaj, pikturoi veprën sipas pikturës “Ismail Qemali dhe Isa Boletini”, e cila shquhet si një paraqitje e dy figurave kyçe të përfshira në luftën e vendit për pavarësi, ndërsa nxënësja Lina Rexhepi realizoi pikturën “Shqiponja bart flamurin kombëtar”. Edhe krijimet e Alinës dhe Adeas ishin me karakter kombëtar, Alina Shehu realizoi pikturën “Skënderbeu“ dhe Adea Mustafa pikturoi “Vajza me plis”.