Komunikacion

Ndëshkohen dy kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor

Njësite Policore nga Stacioni Policor Gjilan me datën 29.05.2024 në qytetin e Gjilanit rruga e Kamenicës kanë identifikuar dhe kanë marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve të cilët janë takuar duke bërë gara shpejtësie me vetura, me të cilat veprime kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Ndaj që të dy kundërvajtësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalim vozitjes së automjeteve me veprim motorik në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

You Might Also Like