Nga Izmi Zeka –
Ballkani historikisht është ballafaquar me probleme të shumta të cilat në një mënyrë kanë ndikuar në perspektivën dhe zhvillimin e tij. Jemi në shekullin XXI kur Evropa pretendon të mbetet pa kufij dhe të arrij në pikat kulmore të zhvillimit saj duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë pa dallim, sindromi i urrejtjes patologjike po pengon integrimin dhe lëvizjen drejt BE-së. Krizat e shumta dhe jostabiliteti i shteteve në Ballkan po ndikon në politikëbërjet që kanë standard evropianizimin dhe civilizimin ballkanik. Nga ky kompleksivitet rol negativ po luan Serbia e cila ende s`po mund të lirohet nga e kaluara e saj shtypëse dhe politikat e saj degraduese që e po shkatërrojnë në esencë vizionin për një Evropë të bashkuar. Edhe e kaluara historike ka treguar se Ballkani ka qenë qendër e ndeshjeve të fuqive të mëdha dhe eksperiment për të parë ndikimet e tyre në përballje me fuqitë dhe prosperimin e ekonomik. Kohëve të fundit shihet një interesim tejet të madh i ndikimit rus dhe si i tillë po krijon paqëndrueshmëri qytetare dhe rrezikim të stabilitetit ballkanik. Serbia si shtet ende nuk e ka marrë dënimin për luftërat e shekullit XX prandaj edhe sjelljet e saj nuk janë dhe nuk kanë të bëjnë me vlerat e shk.XXI. Çdo ndikim përtej BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve këtë rajon e sjell në kriza të cilat mund të jenë të pashpjegueshme dhe sinjal i një përshkallëzimi përtej ballkanik. Lufta e parë botërore pati një shkas, atentatin mbi Francë Ferdinandi, mbret austro-hungarez dhe përmasat e këtij rasti edhe sot i kemi të qarta. Shqiptarët të ndarë në shumë shtete ballkanike sot paraqesin forcën progresive për stabilitet dhe qëndrueshmëri ballkanike. Orientimi i tyre është evropian dhe paraqet skemën më të rëndësishme për zhvillim, qëndrueshmëri dhe integrim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të kuptohet drejt, shqiptarët historikisht janë në këto troje ku asgjë pa vizionin e tyre nuk mund të arrihet por njëkohësisht edhe nuk duhet as të mendohet se kemi të bëjmë me shekujt kur shqiptarët ishin të shtypur apo edhe të ndarë pa pasur një unfikim të tërësishëm. E kaluara dhe e sotmja paraqet përdallimin më të madh të historisë së shqiptarëve. Shqipëria dhe Kosova dy shtete me orientim evropian dhe perëndimor janë katalizator të paqes, stabilitetit dhe ruajtje së vlerave demokratike. Orientimi ynë evropian tanimë ka kaluar suazat e realitetit dhe pashmangshëm politikat zhvillimore janë në harmoni me trendët evropiane. Shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve pavarësisht së gjerësisë që e kanë. Nga ky kompozim e kaluara mbetet një histori për t`u shkruar dhe lexuar por assesi në pengesë për arritjen e objektivave që kemi si popull. Edhe Napoleon Bonaparta kishte arritur të pushtonte pjesën e konsiderueshme të Evropës megjithatë ai i mbeti historisë dhe Evropa ndryshoi rrënjësisht. Luftërat e pareshtura të shqiptarëve kishin objektiv çlirimin shpirtëror edhe fizik të tyre. Nacionalizmi shqiptarë paraqet nacionalizmin më bashkëkohor evropian e mos të flasim ballkanik. Sot mund të thuhet se historia ishte e padrejtë ndaj nesh por mbetet për t`u diskutuar aspektet që quan në situatë të tillë. Askush në Ballkanin e trazuar më shumë se shqiptarët nuk kanë vuajtur të zitë e ullirit. Nga ky shikim historia jonë ka falur të gjithë pa përjashtim vetëm e vetëm që perspektiva jonë të jetë perspektivë e përbashkët e të gjithëve në një Evropë të bashkuar. Kemi ruajtur kohezion gjatë gjithë proceseve të rënda historike dhe kemi arritur që sëpaku krahasuar me vështirësitë, gjenocidin, shtypjen të ruajmë qenësinë shpirtërore dhe kombëtare. Sot dy shtete shqiptare dhe katër pjesë të ndara paraqesin sinonimin e civilizimit iliro-dardan. Shihemi te shtatorja e Nijazi Azemit- Komandant Mjekrra! Aty do të rrëfehem!