Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, drejtorë e zyrtarë konunalë dhe banorë,bënë homazhe para varreve të 26 martirëve të Llashticës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot, në 26-vjetorin e masakrës së Llashticës, së bashku me kolegë dhe banorë të fshatit bënë homazhe në nderim të 26 martirëve që u vranë mizorisht – mes tyre fëmijë, gra dhe pleq.
Më tej kryetari, theksoi se kjo tragjedi e rëndë mbetet një plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe një dëshmi e çmimit të lartë të lirisë.
“Me përulësi dhe respekt vendosëm lule pranë varreve të tyre, duke u zotuar se kujtimi për ta do të jetojë përherë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme martirëve të Llashticës”, tha kryetari Alban Hyseni.