Kamenicë

Në brezin kufitar duhet të hapen minierat

Drejtues të Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme i janë drejtuar qeverisë me një kërkesë, duke kërkuar nga ta që të kthejnë kokën nga kjo anë. Selver Lenjani, kryetar i kësaj bashkësie lokale, ka thënë se i kanë dërguar një kërkesë ministrit të Financave, Hekuran Murati nga i cili kanë kërkuar që të hapen vende të reja të punës, që të zhvillohet ekonomia e industria në brezin kufitar, ngase siç ka thënë ai, Karaçeva është e pasur  me miniera, minerale dhe pasuri të tjera nëntokësore siç janë humëza, antimoni, hekuri, kaolina, lënda e parë e xhamit e magnezit etj.

“Këto pasur natyrore ne i kemi, andaj merruni me hapjen e minierave për të punësuar banorët e Karaçevës, të Komunës së Kamenicës. Hap vende pune për të siguruar jetën, që të jetojmë me djersën e punës sonë, ngase na ka prekur varfëria e skajshme, po largohet gjenerata e re, kurse edhe Serbia po pretendon të na shkëput një pjesë të territorit”, ka thënë Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale, Karaçevë e Poshtme e komunës së Kamenicës.

You Might Also Like